Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se seanca për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, mund të mbahet gjatë javës së ardhshme. Ai ka thënë se tashmë është thirrur seanca e jashtëzakonshme për votimin e Ligjit. Se duhet të votohet ky ligj për t’u ringjallur ekonomia e vendit pas dëmeve nga pandemia COVID-19, e kanë thënë edhe ambasadorë të huaj, e po ashtu edhe ekspertë të ekonomisë. Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ende s’është finalizuar në Kuvendin e Kosovës, përkundër që në lexim të parë ka kaluar.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …