Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1 mijë e 590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 609 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me virusin korona. Numri total i rasteve pozitive prej fillimit të pandemisë është 35 mijë e 549 nga 134mijë e 318 persona të dyshimtë në virus dhe 939 raste të vdekjes nga ky virus por në të shumtën e rasteve me sëmundje të rënda përcjellëse. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve, prej fillimit të epidemisë e deri më sot është gjithsej 21 mijë 746, ndërsa kurse numri i rasteve aktive arrin në 12 mijë e 864.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …