Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se pret që shpejt të ketë një zgjidhje, ose emrin e kryetarit të vendit ose shkohet në zgjedhje. Sherifi thotë se kjo situatë mund të zgjidhet nëse PDK hyn në një Qeveri, e cila do të ishte me bazë më të gjerë dhe kështu do të krijonim një stabilitet. Ai ka thënë se Nisma vlerëson se duhet të zgjerohet koalicioni dhe të ecet përpara, sepse thotë se nuk bën të shkohet në zgjedhje për shkak të postit të kryetarit. Marrëveshja për kryetarin nuk është as afër mes koalicionit e lërë më jashtë koalicionit. Ai ka thënë se Limaj po bën përpjekje të vazhdueshme me arrit një marrëveshje për t’u ulur në tavolinë dhe të vendoset për kryetarin e vendit.
