leoni

Agim Veliu: Mirë ke bërë Shpejtim Bulliqi, që i paske heqë plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës

Agim Veliu: Mirë ke bërë Shpejtim Bulliqi, që i paske heqë plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar pas një deklaratë të kandidatit për kryetar komune të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ku në një video dëgjohet duke ftuar që kundërshtarët politikë të goditen me bisht sakice. Ai ka thënë se kjo deklaratë është skandaloze dhe përdor diskurs të nxitjes së vëllavrasjes. Mirë  Shpejtim, që i paske heqë plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës. Është skandaloze që një bashkëvendës i imi, i Enver Malokut, i Xhemajl Mustafës, në prani të një ish-Kryeministrit Kurti, përdorë diskurs të nxitjes së vëllavrasjes. Neve, nuk na ndalën as plumbat, e nuk do të na ndalin as bishtat! I ftoj llapjanët që masovikisht ta ndëshkojnë me votë këtë soj”, ka shkruar Veliu.  Shpejtim Bulliqi kandidat i Vetëvendosjes  në një video dëgjohet kur në prani të Albin Kurtit ka ftuar që kundërshtarët të goditen me bisht sakice. “Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhanë  pas  shpine bën”, kishte thënë Bulliqi, derisa ishte duke folur për zgjedhjet, që do të mbahen në Besianë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …