Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar lidhur me shkurtimet buxhetorë në sektorin e sigurisë saktësisht në Policinë e Kosovës. Nga kjo sindikatë është thënë se në takimet që kanë pasur me zyrtar të institucioneve të vendit, çdoherë u është dhënë zotimi dhe premtimi se do të ketë rivlerësim të legjislacionit që rregullon mirëqenien e zyrtarit policor, duke përfshirë këtu sigurimin shëndetësore. Tutje u shtua se planifikimi i projektbuxhetit për vitin 2021, e tregon të kundërtën e kësaj, pasi janë parashikuar zvogëlime në paga dhe mëditje për policinë. Përmes këtij reagimi, Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Komisionet Parlamentare, Kryeministri i vendit, por edhe nga çdo deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të ndikojnë në përmirësim të projekt-buxhetit në të mirë të Policisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …