leoni

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Junikut ka mbajtur takimin e radhës,

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Junikut ka mbajtur takimin e radhës, ku është diskutuar siguria në Komunën e Junikut, e cila është cilësuar në aspektin e sigurisë shumë e mirë dhe pavarësisht prezencës së virusit COVID situata epidemiologjike është e menaxhueshme, mirëpo secili nga ne duhet të tregojmë kujdes në mënyrë që të mbrojmë veten dhe të tjerët. Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi njoftoj anëtarët e KKSB-së për zhvillimet e fundit, menaxhimin e situatës epidemiologjike, ku komuna e Junikut deri më tani ka 29 raste të konfirmuara, 6 raste aktive dhe 1 rast vdekje, mësimi në shkolla tashmë po vazhdon sipas skenarit A dhe B dhe institucionet tjera komunale po vazhdojnë punën sipas rekomandimeve të dala nga Vendimi i fundit i Qeverisë. KKSB dhe Kryetari i Komunës ftojnë qytetarët të tregojnë kujdes dhe të sillen sikurse janë të infektuar apo secili nga ne të jetë i infektuar, në mënyrë që të mbrojmë secilin nga ne dhe u kërkua nga Inspektorati dhe Policia që të jenë sa më shumë aktiv në monitorimin e respektimit të masave sipas Ligjit për COVID. Takimi i KKSB-së bëri edhe një herë të qartë që nuk lejohet gjuetia në territorin e komunës së Junikut deri në krijimin e zonave të përbashkëta dhe se shoqatat që furnizojnë kafshët e egra me ushqim për çdo aktivitet duhet ti njoftojnë Inspektoratin dhe Stacionin Policor në Junik. Luten qytetarët t’i respektojnë vendimet e marra nga Qeveria, masat parandaluese udhëzuese të OSHB-së dhe të ju shmangen takime të panevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …