Albulena Balaj-Halimi takon Artan Grubin, paralajmërojnë takim në mes dy qeverive në Shkup

Albulena Balaj-Halimi takon Artan Grubin, paralajmërojnë takim në mes dy qeverive në Shkup

Një mbledhje e përbashkët mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut, pritët të mbahet në një të ardhme të afërt. Këtë e bëri të ditur, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimi pas takimit që pati me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Balaj-Halimi u shpreh optimiste që kjo mbledhje do të mbahet në janar. Grubi e ftoi Qeverinë e Kosovës që shkojë në mbledhje në Shkup. Ai  tha se diskutuan edhe për pikën e përbashkët të kufirit mes dy shteteve. Kujtojmë se Grubi është për një vizitë zyrtare sot në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …