Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë fushatës zgjedhore për kryetar të Besianës, ka thënë se në këtë komunë, PDK po merr përkrahje të madhe nga të rinjtë, të rejat, burrat dhe gratë. Përmes një postimi, Hoxhaj ka bërë të ditur që gjatë ditës së sotme, kanë vizituar shumë familje në Besianë, nga ku thotë se kanë marrë mbështetje për kandidatin e PDK-së për kryetar të kësaj komune, Naim Fetahun. Ai thotë se qytetarët e Besianës janë lodhur nga keq qeverisja 20 vjeçare dhe se me PDK-në, qytetit do t’i hapet një perspektivë e re, një e ardhme që premton zhvillim e mirëqenie për të gjithë pa dallim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …