I deleguari special i BE-së për Dialogun me Serbinë, sllovaku, Mirosllav Lajçak ka deklaruar se mosrespektimi i marrëveshjeve nga institucionet e Kosovës dërgon një sinjal shumë negativ për besueshmërinë e Prishtinës zyrtare si palë në procesin e Dialogut. Për më tepër, shkelje të tilla dëmtojnë përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet midis palëve dhe përshkallëzimin e tensioneve në terren; kjo në veçanti ka ndikim në diskutimet e vazhdueshme mbi Marrëveshjen e ardhshme Gjithëpërfshirëse”, thuhet ndër të tjera në kërcënimin e hapur të Lajçakut, i cili nënvizon, paralajmëron veçmas përshkallëzimin e tensioneve në terren, duke mbështetur hapur deklaratën e Vuçiqit për mundësinë e intervenimit në Kosovë, ashtu sikur ka bërë Azerbajxhani, në Armeni. Lajçak ka lënë të kuptohet sa e sa herë deri tani se mbështet në radhë të parë interesin e Serbisë, me qëllim për t’ i detyruar institucionet e Kosovës që të bisedojnë për një zgjidhje kompromisi, ku Serbisë do t i njihet edhe de jure aneksimi i pjesës veriore të vendit tonë, në kompensim për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Serbia. (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …