Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi, ka drejtuar kritika realiste dhe të dëshmuara për kryetarin e Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj, i cili për më shumë se katër muaj e ka mbajtur të fshehur letrën që ka dërguar ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons, lidhur me keqpërdorimet dhe abuzimet e EULEX-it në Kosovës. Deputetja Thaçi ka thënë se kjo deklaratë e Simmons përmban pretendime të dokumentuara, që EULEX-i ka kryer shkelje të rënda në vendin tonë. Deputetja e PDK-së ka thënë se fshehja e letrës është veprim skandaloz dhe i dënueshëm i kryetarit të Komisionit për Legjislacion, andaj Kuvendi e institucionet e hetuesisë duhet të marrin veprime urgjentë për këto pretendime të ngritura. Evgjeni Thaçi e ka publikuar të përkthyer në shqip, letrën e z. Malkolm Simmons.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …