Reçica: Jemi të përkushtuar për t’i mbështetur dhe gjetur zgjidhje afatgjate të financimit për ofruesit shërbimeve sociale

Reçica: Jemi të përkushtuar për t’i mbështetur dhe gjetur zgjidhje afatgjate të financimit për ofruesit shërbimeve sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se pandemia COVID-19 ka rënduar funksionimin e mekanizmave që ofrojnë shërbime sociale, por pavarësisht kësaj, ai është i përkushtuar për t’i mbështetur dhe gjetur një zgjidhje afatgjate të financimit për ofruesit shërbimeve sociale. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me Valbona Çitaku nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Viktimave nga Dhuna, dhe Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve- KOMF, me të cilat ka diskutuar për punën që strehimoret kanë bërë në periudhën e vështirë me pandemi, duke dhënë në çdo moment shërbime për fëmijët në nevojë. Ministri Reçica, ka siguruar se askush nuk do të mbetet pa shërbime sociale për shkak të mungesës së përkushtimit të tij si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …