Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, sot është mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e KPF-së. Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
-
Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës,
-
Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për Institucionet Edukativo-Arsimore të Komunës së Deçanit,
-
Shqyrtimi i Model Kodi i Etikës të Komunës së Deçanit,
-
Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për shpallje të pronës me interes për Komunën,
-
Shqyrtimi i propozimit për themelimin e “Vendgjuetisë së përbashkët Lojza” në Komunën e Deçanit,
-
Shqyrtimi i propozimit për ndërrimin e Stemës së Komunës (prezantimit bëhet me video projektor në sallë),
-
Shqyrtimi i kërkesave,
-
Të ndryshme.