Komuna e Deçanit i njofton të gjithë qytetarët e sajë se, për nder të 28 Nëntorit “Ditës së Flamurit”, në pamundësi të organizimeve, për shkak të Pandemisë-COVID-19, do e përkujtojmë këtë festë mbarëkombëtare duke bërë inaugurimin e dy lapidarëve në Isniq dhe në Carrabreg të Ulët dhe do të bëhen nderime dhe homazhe sipas kësaj agjende;
Ora 10:00 – Përurimi i Lapidarit të dëshmorëve në Isniq;
Ora 10:30 – Përurimi i Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Carrabreg i Ulët;
Ora 11:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan!
Urime Festa e përjetësuar ndër shqiptarë! Urime Dita e Flamurit! Thuhet në njoftimin e komunës së Deçanit.