Komuna e Vitisë i uron KFOR-it Amerikan Festën e Falënderimeve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me rastin e festës së Falënderimeve (Thanksgivng) Amerikane, ka mbajtur një takim online me KFOR-in Amerikan në Bosnteel, të cilët i ka uruar me rastin e kësaj feste. “Kam nderin që të ju transmetoj falënderimet e mija për Zotin, që na ka dhënë bekimin e lirisë që ne gëzojmë dhe për heronjtë si ju, që keni guximin dhe përkushtimin për të siguruar paqen në mbarë njerëzimin. Kosova është e bekuar për miqësinë e përhershme me Amerikën dhe thellësisht mirënjohëse për gjithë atë që SHBA dhe populli amerikan kanë bërë dhe po bëjnë për vendin tonë. Me dëshirat më të sinqerta për shëndetin, shërbimin, punën, si për ushtaret po ashtu edhe për familjet e tyre, iu uroj festën e Falënderimeve amerikane”, u shpreh kryetari Haliti, duke theksuar se pandemia “Covid 19” ishte shkaktari i cili e pamundësoi zhvillimin e aktiviteteve të planifikuara kulturore, tanimë tradicionale.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …