Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e nëntë të rregullt për vitin 2020

Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e nëntë të rregullt për vitin 2020.

Këshilltarët për rendë të ditës shqyrtuan:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  2. Shqyrtimi i gjendjes rreth koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit

  3. Plotësimi i Komiteteti për Komunitete si komitet obligative në Komunën e Hanit të Elezit

  4. Shqyrtimi i Draft Rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënijes në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të komunës.

  5. Miratimi i Propozim vendim për formimin e komisionit për zgjedhjen e drejtorit/esh të institucionit parashkollor, Hani i Elezit.

  6. Shqyrtimi i Draft Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijëve.

  7. Shqyrtimi i informatës mbi gjendjen në shëndetësi.

  8. Shqyrtimi i informatës mbi ndarjen e subvencioneve në bujqësi

  9. Të ndryshme.

Kuvendi me propozim të ekzekutivit rendin e ditës e plotësoi edhe me

-Propozim vendimin për transfer të mjeteve në kategorinë ekonomike paga dhe shtesa

Me punën e Kuvendit të Komunës udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Qamush Brava ndërsa në emër të ekzekutivit prezent ishin kryetari i Komunës Rufki Suma.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi Stubllën e Epërme për festën e Pashkëve

Me rastin e festës së Pashkëve, Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, vizitoi …