Sot do të mbahet Ceremonia e shënimit të Ditës së Forcës (FSK-së) duke filluar në orën 12:00 në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë. Me fjalimet e tyre do të paraqiten: Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës zonja Vjosa Osmani – me video paraqitje; Kryeministri i Republikës së Kosovës zoti Avdullah Hoti; Ministri i Mbrojtjes zoti Anton Quni; Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama. Për shkak të pandemisë COVID-19, të cilën është duke e kaluar edhe vendi ynë, këtë vit mënyra e shënimit të Ditës së Forcës nuk është e karakterit të hapur. Hyrja është e lejuar vetëm për ata që kanë ftesa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …