Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar lidhur me paralajmërimet e Lëvizjes Vetëvendosje se nuk do të lejojnë mbajtjen e seancës në Kuvendin e Kosovës në rast se pjesëmarrës do të jetë zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. Këto paralajmërime ai i ka cilësuar si ‘sjellje jodemokratike dhe banditeske”. Mustafa ka thënë se Vetëvendosjes i nevojiten edhe ‘bishtat e sakicave të Shpejtim Bulliqit”. “Vetëgjyqësia në sallën e Kuvendit, qoftë e individëve apo e një partie politike është e papranueshme dhe ligjërisht e patolerueshme. Një sjellje e tillë është jodemokratike, është banditeske. Iu nevojiten vetëm edhe bishtat e sakicave te Shpejtim Bulliqit”, ka deklaruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …