Në kuadër të aktiviteteve për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit, në bashkëpunim me Klubin e Shahut “Rahoveci” dhe Këshillin Rinor “Rahoveci”, organizuan turneun regjional ne shah, i cili është mbajtur për herë të parë në nivel regjional në Komunën e Rahovecit. Pjesëmarrës në këtë turne ishin shahistë të rajonëve të ndryshme, ku turneu është zhvilluar me sistem Zviceran, shtatë gjiro dhe tempo i lojës 3+2 minuta. Fitues të turnirit janë shpallur këta shahist, të renditur sipas kategorisë së mëposhtme:
Kategoria e të rriturve:
Vendi i I – Sulejman Kollari
Vendi i ll – Arsim Hana
Vendi i lll – Bekim Ermeni
Vendi i lV – Sabahudin Kollari
Kategoria e të rinjve:
Vendi i I – Alaudin Shtavica
Vendi i ll – Sufjan Rulit
Vendi i lll – Esat Kollarit
Kategoria e femrave:
Vendi i l – Elma Sharku
Vendi i ll – Besjana Sokoli
Vendi i lll – Ariona Sharku
Me mirënjohje post mortum u nderua shahisti Gani Daka, për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë karrierës së tij në sportin e shahut. Po ashtu, me pjesëmarrje na nderuan edhe ekipet nga Gjakova, K.Sh “Vëllaznimi”, K.Sh “Malasi” nga Malisheva dhe K.Sh “Vëllaznimi” – vajzat.