Ushtruesi i detyrës së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se do të ishte e moralshme që subjektet tjera politike ta mbështetnin një kandidatë të mundshëm të PDK-së për kryetar, pasi atë e ka lënë në gjysmë kryetari Hashim Thaçi. Hoxhaj ka deklaruar posti i kreut të shtetit nuk është çështje pazaresh e borxhesh, derisa ka theksuar se PDK e sheh të parakohshme të vendos për ndonjë emër, derisa s’ka marrëveshje në mes subjekteve politike. Ai shtoi se brenda kryesisë së PDK-së mund të ketë personalitete që mund të jenë kandidatë për këtë post. Hoxha ka thënë se ai personalisht nuk do të pranoi të jetë kandidatë për president, pasi iu është besuar detyra e ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së. Sipas tij, PDK mbetet në opozitë.