Valon Murati

Murati: Një pjese e LDK-së ka urrejtje të paimagjinueshme dhe jo racionale ndaj çdo gjëje që është shqiptare

Pas vendimit të qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti që të hënën të punohet, e jo të jetë ditë pushimi ka reaguar përmes një postimi, Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim. Ai madje reagimin e ka quajtur si ‘Kosovacentrizmi i LDK-së kundër 28 nëntorit’. “Qeveria paska vendos që të hënën të mos jetë ditë pushimi. Në këtë kosovacentrimizmin e një pjese të LDK-së ka një urrejtje të paimagjinueshme dhe jo racionale ndaj çdo gjëje që është shqiptare. Luftohet flamuri, luftohet Shqipëria, luftohet identiteti kombëtar shqiptar.”, ka shkruar Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …