Sot në fshatin Llapushnik të komunës së Drenasit, u bë përurimi i shtatores së heroit të kombit, Imer Alushani. Të pranishëm me këtë rast ishin familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëvendës e shumë qytetarë që ishin ardhur me rastin e përurimit të shtatores të ngritur nga AMKMK-së. Pjesëmarrësve në ketë rast iu drejtua drejtori i AMKMK-së Bislim Zogaj, i cili kujtoi me pietet veprën e dëshmorit, Imer Alushani. Komandanti i njësitit “pëllumbi”, Ferat Shala foli për heroizmin dhe sakrificën e heroit, i cili me topin e tij u kishte bërë ballë forcave policore dhe ushtarake serbe. Në emër të familjes djali i dëshmorit Dardan Alushani falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen. Me fjalët e tyre u paraqiten edhe Enver Hajdari e Sejdi Hoxha dhe në fund u bë zbulimi i shtatores, e cila u bën roje madhështore maleve të Drenicës heroike.