leoni

Në festën e 28 Nëntorit- Ditën e Flamurit në Krushë të Madhe nis ndërtimi i Muzeut

Për të pasur ende në kujtesën e gjeneratave të reja, atë që ka ndodhur para 20 vjetësh, sot Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, veteranë të UÇK-së, dhe bashkëqytetarë kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e projektit: “Ndërtimi i Muzeut në Krushë të Madhe”. Ndërtimi i këtij muzeu është obligimi i shtetit të Kosovës ndaj të rënëve dhe të gjallëve të Krushës, e cila paraqet sinonimin e dhimbjes, rezistencës dhe heroizmit. Projekti do të realizohet në bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale. Me këtë rast kryetari Latifi e ka falënderuar drejtorin e AMKM-së, Bislim Zogaj për mbështetjen edhe në këtë projekt dhe në projekte tjera që i shërbejnë ruajtjes së kujtesës sonë kolektive!

Lavdi përjetësisht heronjve dhe dëshmorëve të Atdheut!

Urime 28 NËNTORIN gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Për jetë e mot qoftë i nderuar kombi ynë! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …