Shqipëria po përkujton sot 76-vjetorin e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë e udhëhequr nga Enver Hoxha zhvilloi kryengritje të armatosur kundër pushtimit të Shqipërisë deri në çlirimin e tërësishëm të saj, më 29 nëntor të vitit 1944. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1943, Shqipëria qëndroi nën sundimin e Italisë fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane. Në fund të nëntorit 1944, pas çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …