Ministrat për Punët të Jashtme të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së veriut, Gent Cakaj, Meliza Haradinaj – Stublla dhe Bujar Osmani zotohen se do të rrisin edhe më shumë bashkëpunimin në të ardhmen për fuqizimin e më tejmë të vendeve të tyre. Ata kanë zhvilluar një takim të përbashkët në rrjetin social gjatë të cilit kanë biseduar për bashkërendimin me të madh të aktiviteteve të tyre. “Në ditën e shënuar të festës kombëtare të shqiptarëve dhe 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ky takim virtual është simbol i forcimit të rolit të vendeve dhe popullit tonë në rajon. U diskutua për thellim të marrëdhënieve dhe projekteve të përbashkëta midis të tre shteteve, si pararojë e vërtetë e integrimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë. Të tre kryediplomatët janë pajtuar që muajt në vijim të organizojnë një takim të përbashkët në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …