Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në ora 11.00, në komunën e Besjanës kanë dal për të votuar 8.27 % e qytetarëve me të drejt vote ndërsa në Mitrovicën Veriore kanë dalë 12.6 % të votuesve. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka përkujtuar se edhe në zgjedhjet komunale të 2017 ka pasur thuaja pjesëmarrje të njëjtë në zgjedhje. Edhe atëherë, deri në ora 11.00, në komunën e Besjanës kanë dalur 9.1 % e votuesve ndërsa në atë të Mitrovicës Veriore 15.2 %. Ajo theksoi më tutje se procesi zgjedhor në këto dy komuna është duke u zhvilluar normalisht dhe nuk ka pasur deri më tani ndonjë lajmërim për pa rregullësi gjatë votimit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …