Dhjetëra persona janë vrarë e shumë të tjerë janë plaguar nga një sulm me makinë-bombë në Afganistan. Sulmi ka ndodhur në një bazë ushtarake në provincën Gazni të Afganistanit, kanë thënë zyrtarët. Deri më tani janë evidentuar 30 të vrarë dhe 24 të plagosur. Po sot, ka pasur edhe një sulm tjetër vetëvraës me bom,bë nga i cili jap vrarë tre persona dhe plagosur 12 të tjerë. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Provinca Gazni është përballur me luftime të rregullta në mes të forcave afgane të sigurisë dhe militantëve talibanë në muajt e fundit. Rreth 10 prej 19 qarqeve të kësaj province janë nën kontrollin taliban. Në gusht të vitit 2018, militantët talibanë kanë kryer një ofensivë të ashpër kundër qytetit Gazni, duke lënë të vdekur qindra ushtarë, militantë dhe civilë.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …