OBSH paralajmëron se vaksinat nuk do të jenë të mjaftueshme për të frenuar pandeminë e Covid-19

Më shumë se 564 mijë raste të reja me virusin korona janë regjistruar në gjithë botën në 24 orët e fundit

Më shumë se 564 mijë raste të konfirmuara të virusit korona u regjistruan brenda 24 orëve dhe numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 61.87 milionë, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë. Deri më 29 nëntor, në të gjithë botën janë raportuar 61,869,330 raste të coronavirusit dhe 1,448,896 vdekje të lidhura me COVID-19. Numri i rasteve të konfirmuara u rrit me 564,813 në 24 orët e fundit dhe numri i vdekjeve u rrit me 8,985. Numri më i lartë ditor i rasteve të (667,164) u regjistrua më 14 nëntor dhe numri më i lartë ditor i vdekjeve 12,432 u regjistrua më 17 prill. Amerika Veriore dhe Jugore përbëjnë më shumë se 45 për qind të rasteve të reja të sotme (258,302 raste). Ajo ndiqet nga Evropa (210,063 raste) dhe Azia Juglindore (50,531 raste).

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave

ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro

Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …