Tashmë Kosova është furnizuar me 160 mijë e 500 vaksina të gripit sezonal. Kështu ka bërë të ditur gjatë së hënës ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.E Ministria e Shëndetësisë është në pritje edhe të 50 mijë vaksinave të gripit sezonal.Ministri Zemaj ka treguar se nga sot do të nisë edhe shpërndarja falas e vaksinave, ndërsa do të vaksinohen qytetarët e rrezikuar.“Sot ka arritur kontingjenti i vaksinave dhe sot do të bëhet shpërndarja e 160 mijë e 500 vaksina falas për qytetarët e Kosovës të blera nga MSH. Jemi në sigurim edhe të 50 mijë të tjerave dhe besoj që edhe këto do të sjellën dhe është dyfishi i vaksinave të siguruara nga viti i kaluar dhe shpresojmë që gjithçka do të shkoj në rregull dhe qytetarët tanë do të vaksinohen, grupet të cilat quhen të rrezikuara dhe janë të nevojshëm të marrin këtë vaksina nga sot besoj që brenda këtyre dite do të ketë një shpërndarje efikase”, tha Zemaj.Kurseshefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin derisa ka folur për ardhjen e vaksinave kundër gripit sezonal ka thënë edhe se po punohet për vaksinën kundër COVID-19 e të cilën më pas do ta sjellin tani edhe në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …