Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes “Aktash (banimi privat) dhe Zona Qendër e lagjes ”Bregu i Diellit” në Prishtinë, se për 15 ditë, duke filluar nga dita e sotme ( e premte 08.04.2016) do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm prej 2 deri në 3 orë gjatë ditës.
Arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë për këto dy zona të kryeqytetit për gjithsej 15 ditë, janë të ndërlidhura me punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujit, me ç’rast , duke filluar nga dita e sotme ekipet teknike të KUR “Prishtina” sh.a. do të fillojnë me eliminimin e rrjetave të vjetra të ujësjellësit që janë ende në funksion, për t’i funksionalizuar rrjetat e reja që janë instaluar kohëve të fundit.
Ofrimi i shërbimeve cilësore për konsumatorë është synimi ynë aktual dhe i së ardhmës.