Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe qytetareve, u debatua për shumë pika me rëndësi për Komunën e Deçanit.
Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
– Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës,
– Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për Institucionet Edukativo-Arsimore të Komunës së Deçanit,
– Shqyrtimi dhe miratimi i Model Kodi i Etikës të Komunës së Deçanit,
– Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për shpallje të pronës me interes për Komunën,
– Marrja e vendimit për themelimin e “Vendgjuestisë së përbashkët Lojza” në Komunën e Deçanit,
– Marrja e vendimit për ndërrimin e Stemës së Komunës së Deçanit (prezantimi bëhet me video projektor në sallë) si dhe
– Të ndryshme
Para miratimit të rendit të ditës me propozim të tri grupeve parlamentare LDK-së, PDK-së dhe PSD-së, në takimin e rregullt të KPF-së, është kërkuar që si pikë e rendit të ditës të diskutohet Marrëveshja ndërmjet komunës së Deçanit dhe KZM në lidhje me rrugën Deçan-Plavë dhe Zbatimi i Kontratës në mes të Komunës së Deçanit dhe kompanisë KELKOS. Ky propozim është diskutuar si pike e parë e rendit të ditës.
Seanca ka nisë me këtë pikë të rendit të ditës, ku lidhur me këtë, sqarimet e duhura janë dhënë nga i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ku në diskutim janë përfshi të gjitha subjekte politike duke shprehë pakënaqësitë e tyre, po ashtu dhe duke dhënë rekomandimet e tyre. Duke u bazuar në të gjitha diskutimet gjatë kësaj seance kryetari Ramosaj, kërkoi nga sekretaria e kuvendit qe të nxirret një vendim i përbashkët sa i përket kësaj teme dhe ky vendim të jetë një lloj dokumenti kundërshtues që del nga pakënaqësitë e grupeve parlamentare lidhur me mos zbatimin e kontratës nga KELKOS.
Seanca ka vazhduar me pikat e rendit të ditës 2 dhe 3
-
Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës dhe pika
-
Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për Institucionet Edukativo-Arsimore të Komunës së Deçanit, janë votuar në parim për të ju nënshtruar proceduarave të mëtutjeshme dhe diskutimeve publike.