Viola von Cramon:

Viola von Cramon: Qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë të qartë një datë se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave

Këshilli Evropian ka diskutuar edhe të hënën për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke mos dhënë asnjë sinjal pozitiv. Për këtë ka reaguar raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola von Cramon. Ajo ka thënë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe se qytetarët e Kosovës duan një datë të qartë dhe kjo varet nga Këshilli Evropian. Ndërkohë, në Draftin e Konkluzave tashmë të përgatitur nga Këshilli Evropian sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, vetëm përsëritet se “Këshilli kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet se “propozimi është duke u shqyrtuar në Këshill” dhe rikujtohet se Komisioni Evropian kishte propozuar qysh në vitin 2018 që Kosovës t’i hiqen vizat.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …