Mbretëria e Bashkuara është bërë vendi i parë në botë që aprovoi përdorimin e vaksinës kundër virusit korona Fajzer-BioNtec. Është dhënë drita e gjelbër nga rregullatorët shëndetësorë, dhe do të jetë e qasshme nga java e ardhshme. Studimet kanë treguar se doza e kësaj vaksinë është 95 për qind efektive dhe funksionon tek të gjitha moshat. Në anën tjetër, qeveria e këtij vendi ka siguruar 40 milionë doza të vaksinës dhe secili pacient do të ketë nevojë për dy doza, që do të thotë se nuk mjaftojnë për tërë popullatën e Mbretërisë së Bashkuar. “Qeveria sot ka pranuar rekomandimet nga Agjencia e Pavarur për Produkte Mjekësore sa i përket aprovimit të vaksinës dhe ajo do të jetë e qasshme në tërë Mbretërinë e Bashkuara nga java e ardhshme”, thuhet në kumtesën e qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …