Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka reaguar pas kalimit të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa, ku përveç ndryshimit të politikave fiskale, parashihen edhe mbështetje financiare për bizneset e prekura nga pandemia dhe ata që kanë mbetur papunë. Në një njoftim për media thuhet se të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se sektori i gastronomisë është më i godituri në vend, me një rënie prej 64 për qind, teksa raportet hulumtuese tregojnë se 88% e bizneseve deri në tetor kanë pësuar humbje të thella dhe 12% prej tyre janë në rentabilitet. Nëse kjo vazhdon më tutje, gastronomët paralajmërojnë se bizneset do të largojnë më shumë staf nga puna dhe kërkojnë që ky sektor të jetë prioritet në ndarjen e mjeteve financiare nga projektligji 200 milionë eurosh për shkak të dëmeve të shkaktuara dhe ndarja të mos bëhet njësoj për të gjithë sektorët.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …