Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti: Akoma vazhdon diskutimi lidhur me vaksinën, pasi ka njerëz të cilët nuk duan që ta marrin atë

Situata me COVID-19 vazhdon të jetë e rënduar thuajse në çdo anë të botës, njësoj edhe në Kosovë. Por me arritjen e daljes në pah të vaksinës anti-COVID janë rritur edhe shpresat për mundjen e këtij virusi. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se ende vazhdon diskutimi lidhur me vaksinën, pasi ka qytetarë të cilët nuk duan që ta marrin atë. “Duhet me ditë arsyen se pse ata deklarohen që s’duan të marrin vaksina. S’duan se ka nga teoritë konspirative, deri tek arsyet fetare. Por, të tjerët besojnë se s’janë në përputhje me besimin e tyre, se trupi s’duhet të merr diçka tjetër”, deklaroi ai. Ahmeti theksoi gjithashtu se kjo vaksinë është ndryshe nga tjerat,por që asnjë shtet s’duhet t’ia imponojë askujt që ta marr atë. “Nuk duhet të imponohet diçka që s’e beson, por duhet të dihet rreziku. Mendoj që asnjë shtet s’ka të drejtë që ta mbrojë njeriun nga vetvetja”, tha Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …