Doli për t’i qetësuar protestuesit e Krushës së Madhe dhe të Vogël, por, kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala veç sa nxitit reagim më të madh tek ta. Rreth gjysmë ore pasi kishte nisur protesta, Shala vendosi të dal të përballet me familjarët e të vrarëve në Krushës të Madhe dhe të Vogël gjatë luftës në Kosovë, të cilët po protestonin kundër uljes së dënimit ndaj kriminelit serb Darko Tasiq nga Gjykata e Apelit. Shala fillimisht ftoi brenda 5 deri në 10 nga protestuesit që të bisedoj dhe t’u sqaroj rreth vendimit të kësaj gjykate. Mirëpo, me kërkesën e Shalës nuk u pajtuan protestuesit, të cilët kërkuan që ai të dal jashtë të bisedoj me të gjithë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …