Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se shumë shpejt do të mblidhen për të diskutuar në një tryezë të përbashkët e partive politike për të biseduar për çështjen e kryetarit të shtetit. Hoti ka thënë se çfarëdo vendimi që merr Gjykata Kushtetuese do ta respektojnë në lidhje me votën e deputetit Etem Arifi. “Secili prej partive siç duket ka qëndrime të caktuara dhe nuk jemi ulur në tryezë të partive politike parlamentare për të parë se a ka vullnet që të zgjidhet një president dhe nëse ka vullnet dhe nëse ka vullnet cilat janë propozimet e tyre dhe e dimë propozimin e AAK-së, dhe tash po duket edhe të PDK-së, dhe tash në ditët e ardhshme organizohet kjo tryezë”, ka thënë Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …