Ti që në një parti dështove
E në tjetrën u gradove,
Ti siç ishe dje,
I tillë je edhe sot.
Servilet në parti një “fat” si ti e kanë
Gradohen edhe nëse vlera s’kanë.
Fat të bardhë apo mrekulli?
Si të duash thuaje ti
Unë s’ta kam lakmi.
Unë rroj me nder
Me udhëheq ideali
Ti fatzi buzagaz
Kërkon me kushte
të jesh i pari.
Me dhimbsesh vërtetë
Por ti s’ më kupton
Njeriu pa ideal
Vallë, sa dite rron?
Ndërrohen pushtetet
Ty të zë halli
Vallë, tani kush do jetë i pari?
Unë rri qetë, qetë…
S’ më bën përshtypje
kush ngeli i fundit
Cili doli i pari?
Pra, me thuaj ti
Të drejt kush kemi?
Ti servil i skllavëruar
Me pozitë i graduar.
Shtiresh edhe patriot,
Ndonëse zemra ndryshe ta thotë.
Unë si dje, sot ndër stinë dhe mot
E mbështetur tek i madhi Zot dhe i shenjti komb.
E pa kërrusur nga padrejtësia.
Pa kushte gradash e pa asnjë çmim.
I shërbej, aq sa mundem Zotit dhe atdheut tim.
Babë e nënë kështu me mësuan
Për atdhe kusur s’duhet kërkuar.
Syriganë, 3 dhjetor 2016