Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.510 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 627 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 22 raste të vdekjes. Numri total i rasteve pozitive është 41.299 raste nga 148.213 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.062 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 543 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 26.453 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.784.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …