Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka konfirmuar se e ka paraqitur kandidaturën kryetar të Prishtinën. “Do ta zyrtarizojë kandidaturën posa ta marr aprovimin e Kryesisë së PDK-së”, ka thënë ai. Deputeti i PDK-së thotë se me të marrë degën e Prishtinës nga 9 mijë vota e ka dërguar partinë në 13 mijë vota. “E kam mbështetjen e partisë, por do të garojë edhe për mbështetjen e qytetarëve. Kanë qeverisë edhe LDK-ja edhe Vetëvendosje por fatkeqësisht nuk është qeverisur mirë dhe nuk është ndryshuar kualiteti i jetës”, ka shtuar ai. Ismaili thotë se puna që e ka bërë në Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë e mjaftueshme që qytetarët e Prishtinës ta njohin më mirë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …