Autoritetet shëndetësore, zyrtare, në Kosovë kanë regjistruar sot 478 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 1 mijë e 530 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 11 të vdekur. Sipas të dhënave të këtij Instituti janë regjistruar edhe 690 raste që janë shëruar, derisa raste aktive aktualisht janë 13 mijë e 561. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 41 mijë 777 të prekur nga ky virus. Prej të infektuarve, për dhjetë muaj kanë vdekur 1 mijë e 73 pacientë, kryesisht të moshuar dhe shumica dërrmuese të shoqëruar edhe me sëmundje të tjera të rënda.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …