Task Forca komunale për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në kushte të Pandemisë së koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit mbanë takimin e radhës

Në takimin të cilin e kryesoi nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit Mallzum Qajani, tha se bazuar në gjendjen aktuale të numrit të rritur të rasteve në muajin Nëntor dhe fillim të këtij muaji dhe bazuar në informatat nga tereni dhe QKMF ”Dr.Menduh Kaloshi” gjendjen duhet ta vlerësojmë me shqetësime. Për këtë arsye nënkryetari Qajani kërkoi nga përgjegjësit e institucioneve shkollore që të vazhdojnë me angazhimin e tyre që këto rrethana mos ta rendojnë zhvillimin e procesit arsimorë. Në anën tjetër Drejtori i DAK-së Menduh Vlashi tha se pavarësisht rrethanave të krijuara procesi arsimorë është duke u zhvilluar normalisht duke theksuar se janë duke u marrë të gjitha masat që rastet e dyshuara paraprakisht të izolohen. Sipas drejtorit Vlashi në shkollat e komunës së Hanit të Elezit janë 5 punëtorë arsimorë dhe 19 nxënës të larguar nga procesi arsimorë si raste të konfirmuar pozitive ose vijnë nga familjet të cilat janë në vetizolim. Kjo gjendje u konfirmua edhe nga drejtorët e shkollave të cilat në raportet e tyre theksuan rastet dhe masat të cilat janë duke i marrë në shkollat e tyre. Ata theksuan angazhimin e të gjithë personelit arsimorë për zbatimin e rekomandimeve dhe u tha se masat parandaluese, dezinfektimi, përdorimi i maskave dhe distancimi i duhur është duke u zbatuar në tërësi në shkollat e komunës së Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …