Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit pesë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa pesë të tjerë janë shëruar plotësisht. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 471 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 340 të shëruar plotësisht, 14 kanë humbur jetën dhe 117 raste janë akoma aktive.