Fitore Geci-Gagica: Nuk habitem se vendimin për kthim në burg të Sabit Gecit e mori një gjyqtar serb, por habitem nga mungesa e reagimit publik

Fitore Geci-Gagica: Nuk habitem se vendimin për kthim në burg të Sabit Gecit e mori një gjyqtar serb, por habitem nga mungesa e reagimit publik

Ish-eprori i UÇK-së, Sabit Geci, i cili qysh prej mbarimit të luftës ndodhet nëpër burgjet e Kosovës, edhe pse të sëmurë rëndë, sërish e kthejnë  në Burgun e Dubravës. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Fitore Geci-Gagica përmes një postimi. Ajo ka shkruar se nuk e habit fakti që këtë vendim e mori një gjyqtar serb, në Kosovë, sepse dëshira e tij ishte dhe është që ai të mos jetë fare  i gjallë.

Më habit jashtëzakonisht fakti se si është e mundur qe për një veteran si Sabit Geci i cili ka plagë të pashëruara nga lufta dhe shumë diagnoza të tjera  që duhet të trajtohen, të merret një vendim që ai  të kthehet sërish në burg. Nuk më habite fakti që këtë vendim e mori një gjyqtar serb,  sepse dëshira e tij ishte dhe është që ai të mos jetë i gjallë por më habitë fakti që ne si popull, si institucione nuk kemi fuqi apo nuk duam ta ngrehim  zërin për luftëtarët që i sollën liri Kosovës, sidomos atyre të cilëve plagët akoma u kullojnë gjak.

Jemi maltretuar shume dhe ende po maltretohemi me vuajtje te lloj-llojshme për qëllime të ndryshe,  por unë si vajza e Sabit Gecit e di karakterin e prindit tim që është dhe do të jetë i pathyeshëm,  ka shkruar, Fitore Geci-Gagica.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …