Rusia sot ka filluar programin e saj të vaksinimit kundër virusit korona me klinikat në Moskë, që kanë hapur dyert më së pari për personat më të rrezikuar nga virusi.Vaksina ruse Sputnik V, e regjistruar në muajin gusht, po përdoret për këtë qëllim. Prodhuesit e saj thonë se është 95% efektive dhe nuk shkakton efekte të mëdha anësore, megjtihatë ajo ende po i nënshtrohen testimeve masive. Mijëra njerëz janë regjistruar tashmë për të marrë dozën e parë të vaksines ndërsa nuk është ende e qartë sesa të tilla mund të prodhojë Rusia në një kohë kur priten të realizohen vetëm dy milion doza të vaksinës deri në fund të vitit. Një shërbim i regjistrimit në internet lejon banorët e qytetit në profesionet e mësipërme të moshës 18-60 vjeç të rezervojnë takime falas në 70 qendra në mbarë qytetin. Çdo individi që do të marrë vaksinën do t’ i bëhet një injeksion i dytë, pas 21 ditësh.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …