Kryeministri, Isa Mustafa sot priti në një takim drejtorin për Ballkanin pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, Andrea Orizio. Në këtë takim, kreu i Qeverisë e njoftoi bashkëbiseduesin për zhvillimet në Kosovë, me theks të veçantë për synimet e Qeverisë për zhvillimin ekonomik të vendit. Me këtë rast, ai falënderoi për përkrahjen e Italisë, duke shprehur përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit. Ndërsa, drejtori për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Andrea Orizio, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Italisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …