I ndikuar nga aktakuza e prokurorit Ibrahim Kelmendit kundër udhëheqjes së UÇK-së. I nderuar çlirimtar Fatos! mirë ja ke bë që u ke treguar vendin disave që fare s’kanë qenë në luftë për arsyet që vet i din?! Kosova ka patur nevojë për të gjithë sepse lufta shumë e vështirë dhe e pa barabartë ishte, sepse shumë i fortë dhe barbarë ka qenë pushtuesi. Kosova nuk kishte aspak nevojë për sabotator e kundërthënës që rrinin larg Kosovës dhe bënin sehir apo linçonin e bënin komplote kundër luftëtarëve të frontit dhe udhëheqësve të luftës.
Atëherë s’kishim kohë të merreshim me këtë lloj diversantësh politik të dalë fraksion nga jashtëqitja e luftëtarëve e të shndërruar në krimba e zvarranik nëpër vendet e Evropës! Pa pushuar kurrë se mohuari dhe denigruari ata që po luftonin e përgjakeshin përballë armiqve. Se kam menduar te merrsha me ketë kategori sepse këta gjithmonë kanë qenë si mizat nën bisht të kalit. Për këta ka qen kryesore a kanë mund me zhvat ndonjë fond dhe me u dukur aty ku janë porositur nga padronet e tyre.
Kudo e kurdo atdheu i ka pasur punët ngushtë si në Shqipëri ashtu në Kosovë, lloji i Ibrahim Kelmendit kanë qenë gati me litar në dorë. Tani ky anti kombëtar ka detyrë ta zhvlerësoi e të mohoj luftën e lavdishme të UÇK-së. Dhe thirret në një farë të drejte të prokurorit që vet ja jep vetes. Vërtet i tillë ka qen tan jetën dhe i ka dëmtuar sa ka mundur lëvizjet atdhetare. Por atëherë e mbante msheftë ketë detyrë. Tani pasi e din se gjykata Speciale i bën publike gjykimet dhe ky del publikisht me mbi 60 faqe aktakuz për luftëtarët e lirisë dhe i nxin me katran udhëheqjen e UÇK-së.
A thua bash tani ju deshtë kur ata janë me duar lidh?!Me siguri në të gjitha kohërat dhe rrethanat ka menduar dhe vepruar kështu, sepse ky ka qen misioni i ti në dëm të atdheut e në dobi të armiqve të Shqiptarëve. Ky dhe përkrahësit e ti të tipit Bajrush Morina jo pa qellim i përzien etapat e luftës dhe të pas luftës sepse qellim dhe detyrë kanë me çmontuar imazhin e luftës për liri! Mohimin e vlerave që ma letë të zhbëhet atdheu apo te mbetet pa integritet e dinjitet kombëtar.
Gënjeshtaret me mençuri i përzien gënjeshtrën e qelbur me ambalazhim në dukje ari që ma letë ta pranojnë njërit që nuk i njohin këta të pafytyrë. Nuk pretendoj se ne jemi engjëj gabime gjithkund e nga gjithkush mundë të ketë. A duhet gabimet te gjykohen me siguri se po,me siguri lufta ka gabime sado e përsosur të jetë! Lufta ashtë vatër e të këqijave dhe askush nuk e do, Por domosdoshmëria për çlirim, për jetë a vdekje! E kem përqafuar luftën me vullnet. Arsyeshmerija u dëshmuar me ardhjen e lirisë. Në të kundërtën ku do ishte Kosova ku do ishte populli ynë .Pas lufta ka patur shumë gabime politike që nuk duhet falur kurrë, por nuk duhet përzier me luftën?! Sepse pushtetin nuk e kishin çlirimtaret!
Po ata njësi pesë që morën pushtet u përzien me tradhtaret, të gjithë nën UNMIK EULEX e KFOR ishin! Këto gabime te zhvillimeve në Kosovë të gjithë që ishin fajtor dhe duhet të përgjigjen secili për fajet e veta. Por nuk ka kuptim për hater-mbetje rivalitet politik duhet një kategori të eliminohet jo veç politikisht, por edhe me burg e të tjerët të livadhisin në Kosovën e gjymtuar. Nëse dikujt i ka mbetur merak që s’paska udhëhequr me luftën dhe gjitha fajet ja hedhin luftës, Ka akoma vend dhe detyrime që duhet kryer për atdheun. Si s’ju vjen turp e s’ju nxeh gjaku i dëshmove i viktimave dhe invalidëve qe dhanë gjymtyrët për ketë liri! Që ju po e lëndoni e po ja veni litarët e armiqve. Lavdi dëshmove, lavdi çlirimtarëve.