Mediet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftojnë për vazhdimin e rritjes intensive të të infektuarve me kovid-19 në këtë vend. Njoftohet se gjatë pesë ditëve të para të muajit dhjetor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë evidentuar edhe 1 milion raste të reja. CNN njofton se vetëm me 5 dhjetor, janë evidentuar 213 mijë të infektuar. Ndërkohë, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden i ka bërë thirrje Kongresit që të miratojë Projektligjin për Ndihmë pas krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19. Ai ka theksuar se duhet të veprojnë tani përndryshe e ardhmja e ekonomisë amerikane do të jetë e zymtë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA thuhet të jetë rritur në 14,5 milionë, derisa tanimë janë regjistruar gjithsej 281 mijë të vdekur.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …