Më 6 dhjetor të vitit 1690, vdiq në Prishtinë, Pjetër Bogdani, prift katolik. Lindi në Gur të Hasit, mes fshatrave Gjonaj dhe Breg Drini në rrethinat e Prizrenit, në vitin 1625. Sipas njoftimeve nga nipi i tij, Dom Gjon Bogdani bëhet e ditur se ai qysh në moshë të njomë ishte shkolluar në kolegjin e françeskanëve në Çiprovec, sot në Bullgarinë veri-perëndimore. Dihet me siguri që më 1642 u përcoll nga ungji André në Romë. Vijoi studimet e larta në kolegjin e Loretos, ku gjeti edhe bashkëkombas të tjerë si Martin Kryeziu, Gjurë Gallata, Kolë Vladanji e Marin Spica. Më 1650 kreu studimet dhe u shugurua meshtar në Bazilikën e Loretos. Pranverën e 1651 mori doktoratën në teologji me brohoritje të të gjithëve. Pas një qëndrimi rreth nëntë vitesh në Itali, Bogdani u kthye në atdhe dhe pati si fushë veprimi misionin e Gashit në Ipeshkvinë e Pultit. Më 1656 u emërua ipeshkëv i Shkodrës, ku shërbeu për njëzetenjë vite, u emërua gjithashtu administrator i Arqipshkvisë së Tivarit deri më 1671. Gjatë viteve të trazuara të luftës Austro-Osmane, 1664-1669, u strehua në fshatrat e Rrjollit dhe Barbullushit në rrethinat e Shkodrës. Një shpellë në Rrjoll ku ka qëndruar, mban ende sot emrin e tij. U zu nga osmanët dhe u burgos në kalanë e Shkodrës. Ipeshkvi i Durrësit, Shtjefën Gaspri, i raportoi më vonë Propagandës Fide që Bogdanin e shpëtuan vëllezërit Nikollë e Pepë Kastori. Mori pjesë në mobilizimin e popullatës së krishterë në luftën e forcave austriake të Pikolominit në fund të vitit 1989, në Shkup dhe Kaçanik. Turqit e kishin dënuar me vdekje, edhe pse thuhet se ai vdiq nga murtaja. (TV-Dielli, Kalendari kombëtar).
Sipas njoftimeve të lënga nga nipi i tij, Dom Gjon Bogdani merret vesh se ungji André e kishte zgjedhur Pjetrin qysh të vogël, si djalë të vitin që të shërbente në meshë, në kishën e Hasit. Më pas qysh në moshë të njomë ungji e çoi nipin e tij te kolegji i françeskanëve në Çiprovec, sot në Bullgarinë veri-perëndimore. Dihet me siguri që më 1642 u përcoll nga ungji André në Romë.[4] Vijoi studimet e larta në kolegjin e Loretos, ku gjeti edhe bashkëkombas të tjerë si Martin Kryeziu, Gjurë Gallata, Kolë Vladanji e Marin Spica. Më 1650 kreu studimet dhe u shugurua meshtar në Bazilikën e Loretos. Pranverën e 1651 mori doktoratën në teologji me brohoritje të të gjithëve.
Vepra e Pjetër Bogdanit “Çeta e profetëve” (Cuneus prophetarum) u botua më 1685 në Padovë, u rishtyp më 1691 dhe 1702 në Venedik me titull të ndryshëm. Libri “Cuneus Prophetarum”, apo sipas përkthimit të Justin Rrotës “Çeta e profetëve”, është një nga veprat më të rëndësishme të trashëgimisë letrare shqiptare. Fakti që është e para vepër origjinale në gjuhën shqipe, në krahasim me veprat e autorëve paraardhës që ishin kryesisht përkthime, e bën tepër të rëndësishëm këtë libër. Tematika e larmishme i shton rëndësinë veprës. Aty gjejmë që nga tematika fetare, historiografike, të shkencave të natyrës, por edhe letërsi artistike, poezi. Kjo larmishmëri temash çon edhe në larmishmëri stilesh, që është një tregues i shkallës së lartë të përpunimit të gjuhës për atë kohë. Dhe padyshim ky është një gur i rëndësishëm në themelin e gjuhës së sotme shqipe.
Autori ka gjetur mundësi të shtjerë elemente të jetës shqiptare të kohës e të historisë së popullit tonë, si është rasti i qëndresës burrërore të kelmendasve kundër ekspeditës turke më 1639. Mendimet e njohuritë e Bogdanit shpalosen më shkoqur në parathënien e librit dhe në relacionet e shumta, që hartoi pas vizitave në viset e ipeshkvive që drejtoi. Shkroi me dashuri të madhe për gjuhën shqipe, për Shqipërinë e për popullin shqiptar, shprehu dhembje për gjendjen e mjeruar e padijen në të cilat i kishte hedhur robëria bashkëatdhetarët e tij dhe urrejtje të thellë për pushtuesin osman. Pjetër Bogdani kërkonte që t’i jepeshin popullit libra në gjuhën amtare, punoi për mëkëmbjen e zhvillimin e kulturës kombëtare dhe çlirimin e vendit.
Vepra ka në krye një seri kushtimesh e poezish shqip, latinisht, italisht, sllavisht, shkruar për nder të Pjetër Bogdani nga miq e të njohur të tij. Dy vjershat shqipe të Llukë Bogdanit e të L. Sumës dhe ato të vetë autorit të shpërndara në kapituj të ndryshëm të librit, me teknikën poetike përgjithësisht të sigurt janë tregues të lëvrimit të mbarë të vjershërimit shqip në këtë kohë.
Bogdani krijoi me vetëdije të plotë për ta pasuruar e përpunuar gjuhën shqipe, gjurmoi dhe vuri në qarkullim fjalë e shprehje të vjetra të lëna në harresë, krijoi edhe fjalë të reja, duke bërë përpjekjet e para për krijimin e termave në ndonjë degë të shkencës. Ligjërimi i tij dallohet mjaft herë edhe për zhdërvjelltësi e ndërtime sintaksore të një arkitektonie të sigurt. Me veprat e Pjetër Bogdani letërsia dhe gjuha letrare shqipe shënuan hapa të rëndësishëm përpara.
Për veprën e Pjetër Bogdanit kanë shkruar studiues e shkrimtarë të njohur shqiptarë e të huaj si Gaetano Petrotta, Eqrem Çabej, Faik Konica, Filip Fishta, Alberto Straticò, Mario Roques, Justin Rrota, Matteo Sciambra, Injac Zamputti, Idriz Ajeti, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti etj.
Në vitin 1982, studiuesi e kritiku i njohur Ibrahim Rugova botoi te Rililindja e Prishtinës librin Vepra e Bogdanit 1675–1685, që konsiderohet një nga studimet më të mira të veprës së Pjetër Bogdanit.
Në vitin 2006, studiuesja Anila Omari botoi një studim të plotë të “Çeta e profetëve” të Pjetër Bogdanit. Ka sjellë të parin studim filologjik të veprës së Bogdanit, duke tentuar edhe një publik pak më të gjerë se ai me përgatitje shkencore. Sipas Omarit, “Çeta e Profetëve” përfshin riprodhim anastatik të tekstit origjinal dhe në faqen përbri, një transkriptim fonetik shoqëruar me aparatin kritik, ku sqarohen fjalë të rralla apo shndërrime morfologjike të gjuhës së Bogdanit. Seit Mancaku, shef i departamentit të Historisë së Gjuhës, është shprehur se “ky botim përbën të parin studim filologjik për veprën e Bogdanit, duke u vënë në përdorim të një publiku më të gjerë. Një nga punët më të vështira që ka bërë Omari, është transkriptimi i tekstit”. Sa i përket alfabetit, në përgjithësi Bogdani ka përdorur alfabetin latin, por meqë shqipja ka disa tinguj që nuk gjenden në këtë alfabet, Bogdani ka përdorur disa shenja të veçanta. Këto shenja i kanë përdorur edhe autorë të tjerë paraardhës të tij. P.sh për grafikën e Y-së e ka marrë nga një shenjë e glagolishtes, një shkrimi të vjetër sllav – boshnjak, ndërsa fonema të tjera të shqipes Bogdani i mori nga greqishtja (Vikipedia)