Qeveria e re e Malit të Zi përbëhet nga tri koalicione dhe dominohet nga partia Fronti Demokratik. Kryeministër i ri i Malit të Zi është Zdravko Krivokapiq. Kabineti i tij përbëhet nga 12 ministra dhe një zëvendëskryeministër, post qeveritar të cilin do ta ushtrojë Dritan Abazoviq, udhëheqësi i Aksionit të Reformës së Bashkuar dhe i koalicionit “E zeza në të bardhë”. Abazoviq është shqiptari i parë në këtë shtet fqinj, që mori një post kaq të rëndësishëm në Malin e Zi. Unë mora detyrën e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi. Qëllimi im është të punojë me ndershmëri dhe në interes të qytetarëve”, ka shkruar Dritan Abazoviq, partia e të cilit ka katër deputetë në Parlamentin e Malit të Zi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …