Duke u bazuar në njoftimin e komunikatës për media të datës 18.11.2020 dhe komunikatën e përbashkët për media të datës 20.11.2020, përkundër që ne u kemi dhënë kohë dhe hapësire nuk ka pasur reflektim nga Ministria e Drejtësisë, konkretisht nga Ministri i Drejtësisë, pavarësisht shkeljeve përmbajtjesore dhe procedurale në këtë rregullore. Ashtu siç dihet se Rregullorja MD-Nr-01/2020 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore është publikuar në Gazetën zyrtare me dt. 03.07.2020, nga MD në kundërshtim me Ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, madje duke mos u njoftuar Ministria e Administratës Publike konform nenit 9 paragrafi 4.1.3, par. 5, par. 6, par. 7, par. 11, par. 12, par. 13 dhe par. 14, si dhe nenit 11 të rregullores QRK-Nr-01/2020 për Standardet e Organizimit të Brendshëm, Sistematizimin e Vendeve të punës dhe bashkëpunimin në institucionet e administratës shtetërore dhe agjencitë e pavarura.
Faktet tregojnë se nuk janë respektuar propozimet, rekomandimet e anëtarëve të grupit punues në cilësinë e ekspertëve mjekoligjor ku janë anashkaluar dhe nuk janë njoftuar fare me procedimin e kësaj rregulloreje për aprovim, ku kjo tregon se është marrë vendim i njëanshëm duke mos i ditur fare qëllimet por duke u përfaqësuar vetëm nga Drejtori i IML-së z. Arsim Gërxhaliu, të cilin e konsiderojmë përgjegjës për krejt këtë situatë.
Duke i parë të gjitha këto zhvillime të cilat nuk gjejnë arsyeshmëri logjike dhe duke ditur se jemi shtet ligjor që respekton procedura dhe propozime profesionale, konsiderojmë se këtu ndodh e kundërta duke mos u marrë për bazë as faktet juridike dhe as standardet evropiane mbi të cilat parime thirren.
Andaj si përfaqësues të Sindikatave kredibile të cilat kërkojnë drejtësi dhe ligjshmëri, ju njoftojmë se jemi të detyruar të rrisim masat Sindikale:
Vazhdohet me masën e deritanishme, dhe
Pezullojmë komunikimin zyrtar me drejtorin e përgjithshëm të IML-së, për arsye se i njëjti është shkaktari kryesor për gjendjen e krijuar në IML, i cili ende vazhdon me shkelje ligjore, presion, shantazh dhe veprime të tjera në dëm të Institucionit, punëtoreve dhe më gjerë. Pezullojmë komunikimin zyrtar me përfaqësuesit e IPA-së në IML, pasi që konsiderojmë se nuk mund të vazhdohet puna mbi shkeljet e gjetura në rregulloren, MD-Nr-01/2020.
Me respekt !
Kryetari IML -SH SSHCK – së NënKryetari SSH-IML –FSSHK-së
Arben Emini_____________ Bedri Zhegrova _______________
[email protected] [email protected]
044377995 044383281